Sërish situatë problematike në pikën kufitare të Hanit të Hotit, punëtorëve shqiptarë u kërkohet tampon çdo ditë: Ne shkojmë për bukën e gojës, këto kërkojnë test që kushton 23 €

15 Shtator 2021, 07:44 | Përditesimi: 15 Shtator 2021, 14:48

SHKODËR- Vijon të jetë problematike situata me kalimin e punëtorëve shqiptar në pikën kufitare të Hanit të Hotit për të shkuar në Malin e Zi.

Edhe ditën e sotme ato janë kthyer sërish, pasi e vetmja zgjidhje është bërja e tamponit pranë pikës doganore në Hanin e Hotit. Por për punonjësit kostoja e tamponit 23 euro është e papërballueshme për to, ndërkohë që i bëjnë thirrje qeverisë për zgjidhjen e situatës. Edhe pse me të dy dozat e përfunduara duhet të presin edhe 14 ditë për të kaluar kufirin sipas masave te reja.

r.k./Shqiptarja.com