Sesioni i ri/ Balla: Të mbyllim negociatat me BE-në brenda 2027-s! Të avancojmë me reformën zgjedhore, roli i opozitës i pazëvendësueshëm

8 Shtator, 22:43 | Përditesimi: 8 Shtator, 22:43

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, përcaktoi integrimin në BE dhe reformën zgjedhore si dy prej objektivave të mazhorancës për sesionin e ri parlamentar. Nga foltorja e Kuvendit, Balla tha se synimi është mbyllja e negociatave deri në fund të vitit 2027 dhe anëtarësimi në BE brenda vitit 2030, ndërsa për reformën zgjedhore kërkoi angazhimin e të gjitha forcave politike, duke e cilësuar të pazëvendësueshëm rolin e opozitës.

 

E.H/Shqiptarja.com