Sesioni i ri parlamentar/ Deputetët brenda Kuvendit, protestuesit ‘rrethojnë’ godinën: Policia në protestë!

8 Shtator, 17:24 | Përditesimi: 8 Shtator, 17:24

Një numër i vogël protestuesish janë grumbulluar para hyrjes së Parlamentit, teksa sot nisi sesioni i ri parlamentar.

Me thirrjet “Policia në protestë”, ata i kanë bërë thirrje efektivëve që kanë rreguar godinën e Kuvendit që t’u bashkohen tubimeve.

Ndërkohë brenda Parlamentit, deputetët janë mbledhur për të vijuar punën në këtë sesion të ri parlamentar.

E.H/Shqiptarja.com