TIRANË- Nisja e sezonit të ri shkollor po afron dhe ambientet e shkollave në kryeqytet po iu nënshtrohen dezinfektimit. Kryebashkiaku, Erion Veliaj ka publikuar pamje nga dezinfektimi i shkollës ‘Aleks Buda’, masë kjo e cila vjen pas rritjes së infeksioneve me COVID-19.
"Mirëmëngjesi nga shkolla ‘Aleks Buda’, në Njësinë 11. Kolegët pas lyerjeve e mirëmbajtjes, kanë nisur dezinfektimin në çdo shkollë!", shkruan Veliaj.















