Sezoni i ri Vllaznia e vjetër, shkodranet mposhtin Partizanin! Megi Doçi: Shpejt për të folur për titullin, çdo ndeshje duam fitore

1 Tetor 2023, 19:43 | Përditesimi i fundit: 2023-10-01 19:45:26

Në nisjen e edicionit të 15 të Superligës së vajzave Vllaznia rikonfirmoi veten për titull kampion, duke fituar 3-0 kundër Partizanit. Futbollistja Megi Doçi u shpreh se ‘është shpejt për të folur për trofe, por shtoi se objektivi është vetëm fitorja’. Në ndeshjet e tjera të javës së parë pati lumë golash.