Sezoni turistik, nis sot patrullimi i përbashkët mes policisë shqiptare dhe asaj të Kosovës

1 Korrik, 16:18 | Përditesimi: 1 Korrik, 16:18

Që prej ditës së sotme ka nisur zyrtarisht patrullimi i përbashkët i Policisë së Kosovës dhe Policisë së Shtetit në Shqipëri, në kuadër të masave për sezonin turistik veror. Artur Selimaj, thotë se kjo lehtëson menaxhimin e trafikut në akset kryesore që lidhin Kosovën me Shqipërinë dhe me bregdetin.

I.M/Shqiptarja.com