Sezoni turistik/ Pushimet do kushtojnë më shtrenjtë këtë vit në Vlorë, operatorët turistikë: Nuk është surprizë, rrjedhojë e rritjes së çmimeve

18 Maj 2022, 20:50

Këtë vit pushimet do të kushtojnë më shtrenjtë në Vlorë, por rritja e çmimeve duket se nuk ka ndikuar në prenotime, ku vihet re trend rritës i turistëve të huaj sidomos gjermanë e norvegjezë. Kronika na njeh edhe me problematikat sidomos sa i përket vonesave për vendosjen e shezlongëve dhe mungesën e pastërtisë në plazhet publike.