Nuk zbatohet ligji, sezoni nis pa vëzhgues në plazhet e Vlorës! Turistët ukrainas: Keqardhje për mungesën e pastërtisë

17 Qershor 2021, 14:36 | Përditesimi i fundit: 2021-06-17 20:03:34

Mungesa e rojeve bregdetare dhe pa pastërtitë në plazhe janë dy problemet kryesore që evidentojnë pushuesit në Vlorë dhe Shëngjin në nisje të këtij sezoni veror. Kullat e vrojtimit janë të boshatisura, ndërsa operatorët turistikë deklarojnë se ende nuk kanë marrë licensat nga Ministria e Mjedisit.