Sfida e mandatit të tretë e Edi Ramës dhe bashkëpunimi me Bashën

3 Qershor 2021, 09:20 | Përditesimi i fundit: 2021-06-03 13:39:01

Partia Demokratike nuk i ka fituar kurrë zgjedhjet në vendin tonë, dhe në vitin 2005 mesazhi për rrotacion erdhi nga SHBA dhe Fatos Nano u dorëzua. Kështu deklaroi ish-kreu i Shërbimit Informativ të Shtetit, Fatos Klosi i ftuar në emisioni 'Repolitix', në Report Tv, teksa po flisnin për mandatin e tretë të qeverisë socialiste. Klosi tha se dy herë që PD ka marrë pushtetin ka qenë pa ndonjë meritë të madhe. Duke ju referuar zgjedhjeve të vitit 1992, që ishin zgjedhjet e para pluraliste, Klosi tha se kushdo që të ishte në opozitë do të fitonte, ndërkohë që 2005 erdhi mesazhi nga SHBA për të ndërruar pushtetin. Sa u përket zgjedhjeve të vitit 2009, Klosi tha se partitë politike dolën barzaim, por me kalimin e LSI djathtas qeverisë edhe 4 vite të tjera PD.