'Sfida vendimtare për Kombëtaren', trajneri Reja: Jemi ende në garë për vendin e parë, harmonia kurrë s'ka munguar

17 Shtator 2022, 15:35

Ndeshje vendimtare i ka cilësuar trajneri Edy Reja dy sfidat e kombëtares kundër Izrealit dhe Islandës. Ai është shprehur i keqardhur për mungesat e shumta në mbrojtje, por edhe për lojtarët që janë në pikëpyetje, ndërsa ka shtuar se pavarësisht kësaj kuqezinjtë do luftojnë për vendin e parë.