'Sfilonte' në zyrë/ Kapedani dorëhiqet si zv. kryetare, përlotet në seancë: Po bëhem kokë turku, mos lejoni që krimi të fitojë mbi mua! KLGJ e pezullon deri në fund të hetimeve

7 Qershor 2021, 17:17 | Përditesimi i fundit: 2021-06-07 19:13:33

Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) ka vendosur pezullimin nga detyra të Elnekelda Kapedanit, pas video të publikuara në TikTok, teksa sfilonte në ambientet e Gjykatës së Elbasanit. KLGJ ka pranuar kërkesën e ILD për pezullimin e saj për shkelje me argumentin se ka diskretituar figurën e një gjyqtari, ndonëse Kapedani nuk ka qenë e atij mendimi.