Shabani: Biznesmeni afër PD e këshilltari i opozitës po grabisin pronat e banorëve në Shkodër! Kulluri: Opozita pronare e gjysmës së kullave në Tiranë (Ironizon dhe Nokën)

26 Mars, 17:57

Opozita shqiptare ka humbur substancën e saj dhe misionin dhe një nga ngjarjet që e përforcojnë këtë konstatim është ngjarja e fundit në Baks të Shkodrës, ku biznesmeni afër PD-së dhe këshilltari bashkiak i PL-së në opozitë, bashkëpunojnë për grabitjen e pronave të banorëve, për investimet e tyre.

Kështu shprehen Endri Shabani dhe Edvin Kulluri, të ftuar sot në ‘Studio Live’ të Report Tv.

Duke shfaqur diskursin e tyre politik në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, episodi i fundit sipas tyre, ëhstë një paradoks që shoqëron vendin prej tre dekadash, ku dy forcat e mëdha i shërbejnë njëra-tjetrës dhe ku sistemi mban peng vendin, pasi pushteti mban me benefite opozitën.

Kulluri vuri në dukje se opozita është pronare e gjysmave të kullave në Tiranë dhe nuk mund të quhet më e tillë apo të përfaqësojë shqiptarët. Shabani e denoncoi atë që po ndodhte në Shkodër.