Shabani në 'Repolitix': Kushtetuta ishte një bunker, me listat u hap

30 Korrik 2020, 23:13

Endri Shabani nga nisma "Thurje" në një lidhje me skype në emisionin "Repolitix" në Reëport Tv  mbrëmjen e sotme, Kushtetutën e krahasoi me një bunker të izoluar, por me votën pro të 106 deputetëve parlament për ta ndryshuar, u hap. 
"Çdo parti të detyrohet të garojë me lista ta hapura. Që të bëhet me referendum jam i sigurt se nuk vjen nga mungesa e informacionit. Vetë kushtetuta ka krijuar një bllokim me ndryshimin me referendum dhe i jep mundësi për ta ndryshuar vetëm parlamentit. Ka qenë e pamundur të ndryshohet sistemi zgjedhor me referendum. Thirrja për ta ndryshuar me referendum po bëhet nga padituria ose dinakëria. Fatkeqësisht nuk bëhet. Kjo është një çështje që duhej bërë me referendum por nuk bëhet dot. Kushtetuta ka qenë një bunker që pushtetarët kishin fshehur sistemin, tashmë e kanë hequr. Fakti që opozita nuk e mbështeti i dha rrugë Ramës që të fusë kë të dojë. Tani jemi në një situatë që e gjithë do të bëhet përmes kodit zgjedhor", tha Shabani.