Shangai goditet nga tajfuni më i fuqishëm në 75 vitet e fundit

16 Shtator, 11:44

Kinë-Një tajfun i fuqishëm goditi qytetin më të populluar të Kinës, Shangai.

Tajfuni 'Bebinca' goditi të hënën rreth orës 7:30 (ora lokale) zonën bregdetare të qytetit të ri Lingang në lindje të Shangait, tha Administrata Meteorologjike e Kinës.

Sipas mediave shtetërore kineze kjo është stuhia më e fortë që ka goditur Shangain në 75 vjet.

    No videos found.