SHBA, Balla takon Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Robinson: Mirëpresim mbështetjen amerikane në forcimin e kapaciteteve dhe shkëmbimin e eksperiencave

27 Qershor, 15:51

Ministri i Brendshëm Taulant Balla u prit në një takim nga Ndihmës Sekretari i Shtetit, Todd D. Robinson, me të cilin bisedoi mbi bashkëpunimin e shkëlqyer me agjencitë ligjzbatuese dhe programet e asistencës amerikane si DEA, INL dhe ICITAP.