SHBA dhe Rusia nisin javën e takimeve diplomatike

10 Janar 2022, 12:40

Delegacionet e Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë kanë nisur të hënën takimet diplomatike në Gjenevë, të cilat janë nxitur nga kërkesat e Moskës për marrëveshje rreth sigurisë dhe pozicionimin e trupave ruse afër Ukrainës. Gjatë javës, zyrtarë të Perëndimit dhe ata rusë do të zhvillojnë edhe dy takime tjera në Bruksel dhe Vjenë.