SHBA dhuron 1 mln dollarë pajisje mjekësore kundër COVID-19 për spitalin ‘Nënë Tereza’, Yuri Kim: Ju ishit me ne dhe ne jemi me ju! Manastirliu: Mbështetje në një kohë të pazakontë

16 Qershor 2021, 18:43

1 milionë dollarë pajisje mjekësore kundër COVID-19 i janë shtuar Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza si dhuratë nga populli amerikan. Ishte Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim e cila ka mbajtur ditën e sotme një ceremoni për financimin e pajisje mjekësore. Për ministren Manastirliu kjo është një ndihmë në një kohë totalisht të pazakontë. Manastriliu shtoi se falë ndihmës së mjekëve dhe infermierëve ia kemi dalë që t’i përgjigjjemi situasë së krijuar nga koronavirusi.