Debati i plotë i 31 janarit 2019, kur Rama e pyeste Saliun: E kalon dot Oqeanin? Berisha: Kur të më teket

19 Maj 2021, 15:19 | Përditesimi i fundit: 2021-05-19 22:08:18

SHBA shpalli futi sot ish-kryeministrin dhe ish-Presidentin Sali Berisha në listën e zezë, duke e shpallur si të 'korruptuar që ka minuar demokracinë'.

Por duket se një informacion të tillë, kryeministri Edi Rama e ka patur një lloj informacioni në lidhje më këtë që vitin 2019. Në një seancë parlamentare, nga foltorja e Kuvendit, Rama i drejtohet Berishës duke e pyetur: "Sali ti e kapërcen dot oqeanin me dash?"

Por në një përgjigje për gazetarët që e pyetën nëse SHBA i kishte refuzuar vizën, Berisha tha se një gjë e tillë nuk kishte ndodhur kurrë.

'Kurrë në jetën time, në mënyrë absolute, por unë nuk udhëtoj, udhëtime shumë shumë të rralla', tha ai asokohe.

SHBA sot futi në listën e zezë të DASH, Sali Berishën dhe familjen e tij, ku lajmin e dha sot vetë Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken.

'Akte të korruptuara të ish-Presidentit të Shqipërisë Sali Berisha minojnë demokracinë në Shqipëri. Unë jam duke caktuar publikisht Berishën dhe anëtarët e familjes së tij të afërt si të papërshtatshëm për hyrjen në Shtetet e Bashkuara. Ne mbetemi të bashkuar kundër korrupsionit me partnerët tanë në Shqipëri', shkroi Blinken në një postim në Twitter.

    No videos found.