SHBA ndihmë të re për Ukrainën në vlerë prej 100 milionë dollarë

20 Nëntor 2023, 22:37

Uashingtoni njoftoi për paketën e re të ndihmës me armë dhe pajisje për Ukrainën. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, dhe ai i Mbrojtjes, Lloyd Austin, i thanë presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, se SHBA-ja do t’i ofrojë mbështetje afatgjatë Ukrainës, teksa ky shtet po vazhdon të luftojë kundër trupave ruse.