SHBA ‘pushtohet’ nga ngrica, 38 të vdekur si pasojë e motit të keq! Anulohen 2800 fluturime për Krishtlindje

26 Dhjetor 2022, 08:07 | Përditesimi i fundit: 2022-12-26 11:57:00

Të paktën 38 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e motit të keq që ka goditur Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadanë. Zona më e prekur nga ngrirja Arktike është Buffalo, në shtetin e Nju Jorkut, ku kanë vdekur 34 persona.