SHBA/ U emërua drejtuese e ‘Zyrës së Besimit’, kush është Paula White? Në 2020 u bë virale për thirrjet hyjnore që Trump të fitonte zgjedhjet presidenciale

9 Shkurt, 12:44

Pasi Presidenti i SHBA Donald Trump miratoi një urdhër ekzekutiv për krijimin e një “Zyre të Besimit” në Shtëpinë e Bardhë, këshilltarja e tij shpirtërore, televangjelistja Paula White, u emërua si drejtuese e parë e këtij institucioni.

White tërhoqi vëmendjen katër vite më parë për një seancë lutjeje, e cila u bë virale në rrjetet sociale, pasi ajo thërriste për ndërhyrje hyjnore që Trump të fitonte ndaj Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.