SHBA-ja shumë e lehtë për Holandën, 4 gola dërgojnë 'Tulipanët' në tetë skuadrat më të mira në botë

3 Dhjetor 2022, 19:31

Holanda fitoi 3-1 me SHBA-në në turin e 1/8 të Kupës së Botës. Në "Khalifa International Stadium" të Dohas, skuadra e van Gaal dominoi ndeshjen kundër amerikanëve, duke kaluar në fazën çerekfinale. Tanimë "Tulipanët" janë mes tetë skuadrave më të mira në botë, duke pritur kundërshtarin e radhës që do dalë mes çiftit Argjentinë - Australi (sot 20:00).