SHBA-të kryejnë sulme vdekjeprurëse kundër ISIS në Nigeri,Trump: Ata kanë vrarë krishterë të pafajshëm

26 Dhjetor, 07:33 | Përditesimi: 26 Dhjetor, 07:33

Presidenti Donald Trump njoftoi se SHBA-të nisën një “sulm të fuqishëm dhe vdekjeprurës” kundër grupit të Shtetit Islamik (ISIS) në Nigerinë veriperëndimore.

Udhëheqësi amerikan e përshkroi ISIS-in si "llum terroristësh", duke e akuzuar grupin për "shënjestërimin dhe vrasjen mizore, kryesisht, të të krishterëve të pafajshëm".

Trump tha se ushtria amerikane "ekzekutoi sulme të shumta perfekte", ndërsa Komanda Amerikane e Afrikës (Africom) raportoi më vonë se sulmi i së enjtes u krye në koordinim me Nigerinë në Sokoto.

E.H/Shqiptarja.com