SHBA-të sekuestrojnë një anije tjetër pranë Venezuelës, ndërsa administrata Trump rrit presionin mbi Karakasin

21 Dhjetor, 10:52 | Përditesimi: 21 Dhjetor, 10:52

Ushtria amerikane sekuestroi një anije cisternë pranë brigjeve të Venezuelës të shtunën, ndërsa administrata Trump vazhdon të ushtrojë presion mbi Karakasin.

Ky është rasti i dytë i ndalimit të një anijeje pranë Venezuelës këtë muaj, pas njoftimit për një “bllokadë” të cisternave të sanksionuara të naftës që hyjnë dhe dalin nga vendi.

Cisterna e sekustruar ishte me flamur panamez dhe transportonte naftë venezuelase me destinacion Azinë, por sipas zyrtarëve, nuk ishte nën sanksionet amerikane. Ndalimi u krye pa kundërshtim nga ekuipazhi dhe u drejtua nga Roja Bregdetare Amerikane me mbështetjen e ushtrisë amerikane, në ujëra ndërkombëtare.

A.A/Shqiptarja.com