Shefi politik i delegacionit të BE: Jemi këtu për të mbrojtur bukuritë e natyrës shqiptare

6 Gusht 2021, 16:40 | Përditesimi: 6 Gusht 2021, 16:40

Shefi politik i delegacionit të BE, Alexis Hupin, nga Rinasi tha se ndihma që vjen nga Bashkimi Europian është shenjë e solidaritet evropian.

“Kjo është një shprehje e solidaritet të Bashkimit Evropian dhe duam t’i qëndrojmë në krah të Shqipërisë në këto momente.  Jemi këtu për të mbrojtur jetët e njerëzve që po preken nga këto zjarre dhe gjithashtu bukurit e natyrës shqiptare. Nesër fillon puna me helikopterin. Mbi 50 veta që vijnë në Shqipëri bashkë me 2 helikopterët”, tha Hupin.

LR/Shqiptarja.com