Shehi në Report Tv: Opozita t’i kthehet parlamentit e të ndalë sulmet ndaj drejtësisë! Të rregullojë marrëdhëniet me ndërkombëtarët

6 Mars, 14:19

Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi, thotë se opozita po zhvlerëson parlamentin. I ftuar në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv, Dashamir Shehi kritikoi qëndrimet e grupimit Bardhi-Berisha, duke nënvizuar se duhet të kthehen në parlament. Po ashtu sipas Shehit opozita duhet të ndalë sulmet ndaj drejtësisë