Shemben ndërtimet pa leje tek "Rana e Hedhun" në Shëngjin

16 Qershor 2021, 07:57

Pas Ksamilit dhe Velipojës aksioni " Bregdeti ynë" është zhvendosur në Shëngjin ku po prishen ndërtimet pa leje në plazhe. Pronarët e objekteve thanë përpara mediave se nuk janë njoftuar në kohë për të kryer vetë çmontimin e objekteve Fadromat e IKM-së po pastrojnë bregdetin e Shëngjinit nga ndërtimet pa leje. Aksioni ka nisur nga plazhi "Rana e Hedhun" dhe do të vijojë gjatë javës, ku pritet të shemben 10 objekte. Pronarët nuk kanë bërë rezistencë, por ankohen se nuk janë njoftuar në kohë.Përballë kësaj situate, nuk mungojnë as akuzat për ndërhyrje selektive. Aksioni i IKMT-së në bregdetin e Shëngjinit pritet të zgjasë deri në fundin e kësaj jave, e më pas do të nise puna për largimin e inerteve. Ndërsa javën e shkuar IKMT shembi një sërë objektesh në Ksamil dhe Velipojë. Ndërsa pushuesit shprehen se nuk është aspak normale, që një ndërhyrje e tillë të realizohet në sezonin e plazhit.