Të paktën 98 persona janë vrarë dhe më shumë se 160 janë plagosur pasi një çati u shemb në një klub nate në kryeqytetin e Republikës Domenikane, Santo Domingo.
Ngjarja ndodhi në orët e para të së martës gjatë një koncert të këngëtares së njohur Rubby Pérez në klubin e natës Jet Set. Përveç këngëtares e cila ndërroi jetë mes viktimave është ish-kampioni i bejsbollit të Amerikës së Veriut, Octavio Dotel, i cili ndërroi jetë teksa po transportohej në spital dhe Nelsy Cruz, guvernatorja e provincës Monte Cristi, tha Presidenti Luis Abinader


















