Shembet godina e vjetër e UKT-së, në vend të saj nis ndërtimi i një shkolle të re në Tiranë, Veliaj: Është kantieri i 20-të, super lajm për zonën e Medresesë

22 Korrik 2021, 14:43 | Përditesimi: 22 Korrik 2021, 14:43

Në Njësinë 8 ka nisur puna për ndërtimin e një shkolle të re, në të njëjtën hapësirë kur dikur ekzistonte një shkollë, e cila më vonë ishte kthyer në zyra për administratën e Ndërmarrjes së Ujësjellësit të Tiranës. Pas dëmtimit që pësoi edhe nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019, kjo godinë do t’i lërë vendin një shkolle moderne, aq të domosdoshme për zonën, e cila është mbipopulluar vitet e fundit

r.k./Shqiptarja.com