Shembet hotel ‘Kristal’ në Gjirin e Manastirit në Ksamil

18 Qershor 2021, 14:46

Vijon aksioni për prishjen e ndërtimeve të paligjshme në bregdet. IKMT ka shembur ditën e sotme hotel ‘Kristal’ në Gjirin e Manastirit në Ksamil.

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi bëri me dije një ditë më parë se deri tani janë vendosur 67 milionë lekë të reja gjoba nga IKMT ndaj 44 subjekteve që kanë ndërtuar pa leje në bregdet.