Shembet masivi kromit në një minierë në Bulqizë, bllokohet brenda galerisë një minator, nuk dihet gjendja e tij

15 Shtator 2021, 13:53 | Përditesimi i fundit: 2021-09-15 16:01:47

BULQIZË- Një masiv minerali ka rënë në një galeri në një minierë në Bulqizë. Për pasojë dyshohet se ka mbetur i bllokuar brenda saj një minator.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:10, ku sipas punëtorëve brenda në galeri ka mbetur i bllokuar një minator. Mësohet se grupi i avari-shpëtimit të minierave po punojnë për pastrimin e galerisë dhe ardhjen në ndihmë të punëtorit që dyshohet se ka mbetur në galeri.