Shembet nga erërat e forta festivali i Medusës në Spanjë! Humb jetën 28-vjeçari plagosen 20 të tjerë

13 Gusht 2022, 11:59

Të paktën një person ka vdekur dhe 20 të tjerë janë plagosur, 9 prej tyre në gjendje të rëndë  pasi një pjesë e skenës u shemb gjatë një festivali muzikor në Spanjë. 28-vjeçari humbi jetën dhe më shumë se 20 kanë pësuar lëndime pasi ishin pjesë e skenës kryesore dhe në  hyrje të Festivalin Medusa në Cullera, Spanjë.