Shembi 2 objekte duke shpërdoruar detyrën, GJKKO merr të pandehur ish-kryetaren e Bashkisë Gjirokastër të LSI

2 Qershor 2021, 14:01

GJIROKASTËR- Zamira Rami, ish-kryetarja e Bashkisë së Gjirokastrës, është marrë zyrtarisht e pandehur nga Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, (GJKKO).

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet në ngarkim të ish-kryebashkiakes së LSI, Zamira Rami dhe ka çuar në GJKKO çështjen.