Shembja e objekteve pa leje, Bardh Spahia: Shteti po ushtron terror ndaj banorëve të Thethit, hakmarrje se e refuzuan më 11 maj

12 Korrik, 15:12 | Përditesimi: 12 Korrik, 15:12

Bardh Spahia, ish-kryebashkiaku demokrat i Shkodrës dhe deputet i zgjedhur nga 11 maji, është i pranishëm në Theth, ku po vijon aksioni i shembjes së objekteve pa leje. Duke folur për mediat, ai hodhi akuza ndaj qeverisë së Ramës, duke thënë se po ushtron terror ndaj këtyre banorëve. Sipas tij, Rama u doli nga fjala këtyre banorëve që iu kishte premtuar tjetër gjë më përpara.

E.H/Shqiptarja.com