Shembje masive gurësh në aksin Fushë Arrëz-Mirditë

28 Nëntor 2023, 17:26

Reshjet e dendura te shiut kanë sjellë probleme në aksin rrugor Mirditë-Fushë Arrëz. Në vendin e quajtur shkalla e Rrasit, në hyrje të zonës së Gjegjanit ka shembje masive gurësh.

Deri më tani është hapur njëri sens i rrugës, por shembjet vijojnë sërish ndaj ju kërkohet drejtuesve të mjeteve që të bëjnë kujdes gjatë lëvizjes në këtë segment rrugor. Po punohet për pastrimin e të gjithë segmentit.