Shembjet tek '5 Maji', banorët në protestë, bllokojnë rrugën: Fadromat e IKMT kalojnë mbi trupin tonë! Nuk kemi asnjë sqarim pse po na prishen shtëpitë

1 Nëntor 2021, 11:24 | Përditesimi i fundit: 2021-11-01 18:57:26

Banorët e zonës “5 maji” në Tiranë, shtëpitë e të cilëve kanë nisur të shemben në kuadër të procesit të rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, janë ngritur sërish në protestë paraditen e sotme, duke bllokuar rrugën për të mos lejuar kalimin e fadromave të IKMT.  Ata pretendojnë se nuk kanë asnjë sqarim se përse po i shemben shtëpitë dhe as për dëmshpërblimin që duhet të marrin, duke u shprehur të vendosur për mbrojtjen e banesave.