Shëngjin/ Bregdeti i Kunës mbulohet nga pluhuri i verdhë, shqetësohen pushuesit

22 Maj 2022, 11:55 | Përditesimi i fundit: 2022-05-22 16:35:10

Teksa temperaturat janë rritur dhe ka nisur sezoni turistik, ujërat e bregdetit të Kunës në Shëngjin janë mbuluar nga një pluhur i verdhë.

Kjo situatë vijon prej dy ditësh dhe nuk dihet çfarë mund të ketë shkaktuar këtë ndotje në një kohë kur pritet të vijnë turistë në brigjet shqiptare.