Shëngjin/ Lule e qirinj në vendin ku furgoni shtypi 6-vjeçarin! Pushuesit të shqetësuar: Makinat ecin me shpejtësi, s’ka sinjalistikë! Vëzhgimi i Report Tv

19 Gusht 2021, 11:08 | Përditesimi: 19 Gusht 2021, 14:20

Qytetarët që po pushojnë në Shëngjin e kanë të vështirë të harrojnë atë se çfarë ndodhi një ditë më parë. Në vendin ku i mituri u përplas për vdekje nga një furgon në rrugën e plazhit, vendin e gjakut e kanë zënë lulet e qirinjtë. Report Tv ishte sot në këtë zonë bregdetare ku vetë pushuesit shprehen se drejtuesit e automjeteve lëvizin me shpejtësi dhe se në këtë rrugë të frekuentuar nga pushuesit mungon sinjalistika.

KT/Shqiptarja.com