Shërbime shëndetësore në të dyja anët e kufirit, Shqipëria dhe Kosova diskutojnë zgjerimin e bashkëpunimit

22 Nëntor, 12:50 | Përditesimi: 22 Nëntor, 12:50

Ministrja Klodiana Spahiu, zgjodhi Kosovën për vizitën e saj të parë zyrtare jashtë vendit, ku u takua me homologun Arben Vitia në Spitalin e Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë. Në fokus të takimit ishte zgjerimi i bashkëpunimit mes dy vendeve në shëndetësi, me synimin që pacientët të marrin shërbime të specializuara sa më pranë vendbanimit, pa qenë nevoja të udhëtojnë larg.

A.Hl/Shqiptarja.com