Shëroi një studente, 15 -vjeçari italian shpallet shënjtor pasi Papa Françesku i njeh mrekullinë e dytë

24 Maj, 16:15

Një 15-vjeçar i lindur në Londër do të bëhet adoleshenti i parë që do të njihet si shenjtor, pasi i është atribuar një mrekulli nga Papa Françesku. Carlo Acutis, i cili vdiq nga leuçemia në vitin 2006, u lumturua në vitin 2020 pasi Kisha Katolike njohu faktin se ai kishte shëruar një djalë brazilian të quajtur Mattheus Vianna, i cili vuante nga një defekt serioz që prej lindjes e që kishte lënë të paaftë për të mbajtur ushqimin.