Sherr masiv mes pushuesve dhe stafit në një hotel turk, godasin njëri-tjetrin me karrige

20 Gusht 2023, 20:35

Një përleshje masive ka ndodhur mes disa pushuesve dhe stafit të një hoteli turk. Një video që po qarkullon në rrjetet sociale, tregon një sherr mes disa personave, të cilat madje përdorin edhe karrige për të goditur njëri-tjetrin.