Sherr masiv në NBA/ Lebron James e gjakosi, basketbollisti i Detroit nuk përmbahet për hakmarrjen

22 Nëntor 2021, 11:28

Një sherrr masiv ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në basketbollin amerikan mes dy sportistëve Lebron James dhe Isaiah Stewart. 

Gjithçka e pati fillimin pas një goditje të yllit të Lakersave Lebron James ndaj basketbollistit të Detroit. Ky i fundit humbi toruan duke mësyrë drejt ylli të Lejkërsave për tu hakmarrë aty për aty.

Në sherr u përfshinë dhe shokët e skuadrës të dy protagonistëve duke shkaktuar një kaos që çoi ndërprerjen e ndeshjes për 6 minuta. Në fund, Lejkërasat triumfuan me rezultatin 121-116 duke mos u privuar nga incidenti i ndodhur në fushë.