Sherr me shishe mes 2 të dehurve në Pogradec, plagoset njëri prej tyre, shoqërohet autori

30 Qershor 2021, 21:52 | Përditesimi: 30 Qershor 2021, 21:52

I plagosuri ndodhet në spitalin e Pogradecit jashtë rrezikut për jetën ndërsa personi tjetër është shoqëruar në komisariatin e policisë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 4 të qytetit.

Policia po punon për zbardhjen e kësaj ngjarje ndërkohe që momentalisht i shoqëruari në polici nuk është në gjendje të flasë pasi është ende nën efektin e alkoolit.

"Më datë 30.06.2021, rreth orës 20:05, në Spitalin e Pogradecit ka shkuar shtetasi V. D., 30 vjeç, banues në Pogradec, i cili dyshohet të jetë dëmtuar me sende të forta, gjatë një konflikti të çastit në lagjen nr. 4, Pogradec, me shtetasin A. D.Autori i dyshuar, ndodhet i shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme, ndërsa shtetasi V. D., po merr ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën", thotë policia.

r.k./Shqiptarja.com