Sherr me thika në Shkodër! Plagosen 3 persona, njëri prej tyre në gjendje të rëndë

7 Prill 2023, 12:52 | Përditesimi i fundit: 2023-04-07 13:27:26

Një sherr me thika mes të rinjve ka ndodhur ditën e sotme pranë poliklinikës së qytetit të Shkodrës. Për pasojë tre persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar në spitalin rajonal të Shkodrës ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.