Një sherr mes disa të rinjve ka përfunduar në vrasje këtë mbrëmje në Elbasan. Burime për Report Tv bëjnë me dije se në sherrin me thika janë përfshirë dy vëllezër, njëri prej të cilëve humbi jetën dhe tjetri ndodhet në gjendje të rëndë në spital.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qendër të Elbasanit. Sakaq, raportohet se forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje.















