Sherr me thika në një lokal në Laprakë, 40-vjeçari plagos 64-vjeçarin, të bijën dhe bashkëshortin e saj italian! Njëri gjendje kritike nga goditja në zemër

3 Prill 2023, 20:09 | Përditesimi i fundit: 2023-04-03 21:38:34

TIRANË- Një sherr me thika ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne mes disa personave në një lokal në Laprakë. Për pasojë kanë mbetur të plagosur 3 persona.

Një 40-vjeçar i identifikuar si Elton Mergjyshi, dyshohet se ka goditur me mjet prerës tre të tjerë të identifikuar si Viktor Rrapollari, 64 vjeç, vajza e tij Roxhersa Rrapollari, 40 vjeç dhe bashkëshorti i saj Masimo Sorvilo, 47 vjeç, shtetas italian.