Sherr mes disa personave në Elbasan, ndërhyn policia për t'i ndarë por dhunohet me sende të forta

17 Gusht 2021, 19:51 | Përditesimi: 17 Gusht 2021, 19:51

Disa persona të përfshirë në një konflikt në Elbasan kanë sulmuar efektivët e policisë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të markatës së qytetit. Gjithçka nisi pas një sherr mes disa personave dhe për këtë ngjarje u lajmërua policia. Pasi efektivët shkuan në vendin e ngjarjes, janë dhunuar me sende të forta nga personat e përfshirë në konflikt.

LR/Shqiptarja.com