Sherr në PE, kryeministri polak akuzon BE-në për shantazh! Von der Leyen: Nuk iu lejoj të minoni vlerat e unionit! 3 masat ndëshkuese që pritet të merren ndaj Polonisë

19 Tetor 2021, 19:33

Kryeministri polak, Mateusz Moraëiecki ka akuzuar Bashkimin Evropian se po ushtron shantazh ndaj Polonisë duke paralajmëruar masa ndëshkuese ndaj saj. Moraëiecki debatoi ashpër me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursuala von der leyen. Ky debat në Parlamenti Evropian erdhi për shkak të vendimit të marrë nga Gjykata Kushtetuese e Polonisë që sfidon epërsinë e ligjeve të BE-së.