Sherr në Vlorë, plagoset me thikë një 57 vjeçar

24 Qershor 2021, 11:51 | Përditesimi: 24 Qershor 2021, 11:51

Një plagosje me thikë ka ndodhur paraditen e sotme në Vlorë. Gjatë një sherri për motive të dobëta, 57 vjeçari Ferdinant Petrit është goditur me thikë nga Pilo Sevi.

57 vjeçari është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Autori është shoqëruar në komisariat, ndërsa po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

r.k./Shqiptarja.com