Lushnje/ Sherr për pronën, dy vëllezërit marrin çiften dhe qëllojnë babanë me 3 djemtë, vritet 30-vjeçari, plagosen 3 të tjerët! FNSH në kërkim të autorëve

29 Korrik 2021, 07:37 | Përditesimi i fundit: 2021-07-29 14:16:51

Konflikti për pronën ka përfunduar në mënyrë tragjike mes disa të afërmve në fshatin Garunjas të Lushnjes, ku mbeti viktimë një person dhe u plagosën dy të tjerë. Bëhet me dije se viktimë ka mbetur Romeo Hasalla, ndërsa janë plagosur Shaqip dhe Laert Hasalla. Autori i dyshuar i ngjarjes është identifikuar si Kastriot Hasalla, i cili pas ngjarjes është arratisur.